“Hajde se s’ka problem”. Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama fton brenda ambienteve të Kuvendit një përfaqësi të fermerëve që këtë të enjte kanë dalë në protestë, për të kundërshtuar paketën e re fiskale.

“Futemi brenda nuk diskutohet këtu jashtë”, ishin fjalët e kryeministrit.

Në Kuvend këtë të enjte pritet të diskutohet pikërisht paketa fiskale.

Me pankarta në duar, prej orëve të para të mëngjesit, disa fermerë ndodhen jashtë godinës së Parlamentit, për të kundërshtuar politikat e reja fiskale, që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Që në dalje nga makina Rama u ndesh me fermerët të cilët zgjodhi t’i ftonte brenda për t’i njohur me të gjitha detajet dhe ndryshimet e parashikuara të paketës fiskale. /tvklan.al