Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste dhe të kandidojnë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.

Në një video-mesazh të publikuar prej tij në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të vlerësojnë kandidatin që duan për deputet, madje mund të bëhen edhe vetë pjesë e listës së kandidatëve.

“Në këto zgjedhje ti do të kesh më shumë forcë se sa asnjëherë më parë, sepse nuk do zgjedhësh vetëm partinë, programin dhe liderin që dëshiron, por edhe deputetin që do. Dhe jo vetëm kaq, por me Partinë Socialiste ti mund të jesh njëri prej anëtarëve të skuadrës që do të fitojë 25 Prillin për të shkuar edhe më përpara për ‘Shqipërinë që duam’”, thotë kryesocialisti Edi Rama në këtë video-mesazh.

PS publikoi disa ditë më parë platformën që anëtarësia e saj të vlerësojë deputetët aktualë, por të zgjedhë edhe emra të rinj që duan të përfshihen në lista për zgjedhjet e ardhshme. /tvklan.al