Rama fton sërish Bashën në tryezë

Rama fton sërish Bashën në tryezë

18:26 08/12/2019

PD: Nuk ka nevojë për një tjetër 

Propozimeve të Bashës për të dalë nga situata pas tërmetit, kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje me një koment të Twitter.

Kreu i qeverisë thotë se një pjesë e sugjerimeve të publikuara nga opozita lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave. 

“Vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh” – e mbyll Rama komentin e tij.

Deklaratave të Ramës u është përgjigjur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka sipas të cilit në ditën e 13-të pas tërmetit, ajo që ju duhet shqiptarëve nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandistik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi