Rama: Gati të ulem me Bashën për “Zgjedhoren”



Rama: Gati të ulem me Bashën për “Zgjedhoren”

15:39 02/06/2020

Keqardhje që ende negociojnë ndërkombëtarët

Kryeministri Rama thotë se ndjen keqardhje që për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore duhet të negociojnë ende ndërkombëtarët.

Më vjen keq që në Shqipëri në vitin 2020, duhet akoma të kenë ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër seli partish, për të bërë një marrëveshje. Duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element, nuk ka problem”.

Për këtë arsye ai nuk pranon të komentojë se deri në ç’pikë janë të gatshëm të lëshojnë për të pranuar kërkesat e opozitës dhe kush është limiti që konsiderohet si pika e derdhjes, çka do t’i çonte socialistët në parlament, për të miratuar një reformë të njëanshme.

 “Besojmë që produkti është aty, i plotëson të gjitha kushtet. Ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu, ne jemi të hapur deri në fund. Por duke qenë se në këtë proçes janë përfshirë edhe partnerë, miq të Shqipërisë, unë nuk dëshiroj të bëj komente, përpara se sa të flasin dëshmitarët”.

Vazhdon të ketë të njëjtën dëshirë për të takuar Lulzim Bashën, në mënyrë që jo çdo çështje të kërkojë ndërhyrjen e ambasadorëve për t’u zgjidhur.

“Humbasim kohë, humbasim energji, i lëmë hapësirë gjithë gënjeshtrave. Do ishte normale që të uleshim. Merreshim vesh, s’merreshim vesh, kjo është një temë tjetër, por këto gjëra bëhen bashkë. Nuk jemi ende aty”.

Gjithsesi Rama kërkoi mirëkuptim dhe 24 orë kohë për të dhënë vlerësimin e tij përfundimtar për Reformën Zgjedhore.

Tv Klan



Të ngjashme