Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas votimit që i hapi udhë ndryshimeve kushtetuese për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore. Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama uroi për “lindjen” e kësaj republike të re si dhe kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë ata që punuan për të arritur këtë sukses.

Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”,

shkroi kreu i ekzekutivit shqiptar në Twitter./tvklan.al