Rama: Gjykatës e prokurorë mbajnë peng rindërtimin




Rama: Gjykatës e prokurorë mbajnë peng rindërtimin

15:32 17/05/2022

“Akuzohemi se mbrojmë oligarkët, por ndajmë banesa falas”

Vonesat në procesin e rindërtimit nga tërmeti në disa zona, kryeministri Edi Rama thotë se janë shkaktuar nga vendime të pakuptimta të gjykatave që mbajnë peng zhvillimin.

Nëse sot ne kemi akoma probleme me rindërtimin, të afateve, janë probleme të lidhura me leshin dhe me linë që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe që bënë çorapin më të madh të pronave dhe që krijuan llumin më të madh në sistemin e drejtësisë, me gjykata e me prokurorë që marrin peng komunitete të tëra pa pikën e turpit”.

Në dorëzimin e banesave të reja për 74 familje në Ndroq, Rama nuk i kurseu shigjetimet as për opozitën.

I dhashë dorën një demokrati aty dhe ishte shumë i mërzitur se mendonte, “shtëpinë e mora, por partia më iku”. Epo tani, ne shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë siç ta kishim premtuar falas, që ta gëzosh bashkë me fëmijët e tu”.

Theksoi se si askund në vende të tjera të prekura nga tërmeti, banesat po jepen falas.

“Ne akuzohemi shpesh që jemi një qeveri që mendon për më të pasurit, që jemi një qeveri që mendon për oligarkët, por vetëm Programi i Rindërtimit, pa llogaritur të tjerat, është prova më e fortë për të vërtetuar të kundërtën”.

Për zëvendëskryeministrin Ahmetaj, rindërtimi do të pasohet me projektin e strehimit.

“Një projekt që do fillojë nga viti tjetër për çiftet e reja”.

Ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se rindërtimi nuk do ndalet pavarësisht pengesave.

“Duhet të gjejmë një balancë midis kërkesës së llogarisë, për të respektuar të gjitha vendimet e gjykatave, ndonjëherë pa të drejtë, në tokë shtet, siç ishte tokë shtet kjo këtu, siç ishte tokë shtet Kombinati, siç është tokë shtet Bregu i Lumit, të zaptuara ndër vite”.

Përveç shtëpive, lagjja e re ka një qendër të re shëndetësore, një kopsht dhe çerdhe, me infrastrukturë që i plotëson të gjitha nevojat për komunitetin.

Tv Klan













Të ngjashme