Kryeministri Rama dhe kreu i Libras, Ben Blushi janë përplasur në parlament si asnjëherë më parë. Shkak u bë një kërkesë e kreut të Libras ndaj Ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte dhe të thoshte se çfarë plani ka për të mbyllur parcelat me kanabis dhe për të mos lejuar kaq shumë fara vietnameze dhe eskimeze të vinë dhe të mbillen në republikën tonë duke u munduar të krijojnë vende pune se kjo është arsyeja pse e keni lejuar përveç të tjerave.

Arsyet e kritikave të Blushit ndaj qeverise i zbuloi kryeministri, në të parën replike të drejtpërdrejte me të që prej largimit te Blushit nga partia socialiste.

Në kundërpërgjigje Blushi i kujtoi ngjitjen e Ramës në krye të Partisë Socialiste dhe një borxh që i ka.

Tv Klan