Në prezantimin e planit për shëndetësinë, kryeministri Rama është shprehur se nuk mund t’i besohet palës tjetër politike në këtë ‘luftë’ ndaj armikut të padukshëm që është Covid-19.

Kryeminstri ka përmendur në fjalën e tij edhe deklaratën e mjekut Halim Kosova, i cili tha se është i zhgënjyer nga vlerësimi PD-së dhe se Rama e kishte vlerësuar më shumë se vetë partia e tij.

“Mbi të gjitha a mund t’ju besohet atyre faza finale e kësaj lufte në këtë udhëkryq të 25 prillit kur personaliteti i tyre më i njohur, më i respektuar, më i dashur, ndër to Halim Kosova, del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japim mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj luftë.

Unë them jo. Unë them nuk mund t’u besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur. Nuk mund të ju besohet atyre fati i drejtësisë. Jo për katër vitet e ardhshme, por për një gjeneratë tjetër. Si mund t’ju besohet atyre fati i luftës në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë.

Në një përballje me këtë armik që nuk zgjedh demokratë apo socialistë. Nuk sheh majtas dhe djathtas, nuk do t’ia dijë nga vjen, kush je, se sa ke, por godet. Ashtu sikundër ky armik i padukshmën nuk na ndan, por na godet, ashtu ne nuk duhet të ndahemi por duhet të jemi të bashkuar nga katër anët duke e lënë pas krahëve politikën”, tha Rama./tvklan.al