Rama: I pari në Shqipëri, interes nga 5 studio botërore

Pesë studiot me eksperience të lartë botërore të Formula 1 kanë shprehur interesin për të projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjioze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të Auto Moto Park Albania”, shkruan Rama.

Ky investim shqiptar do të ketë një pistë prej 5.3 kilometrash ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare, sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilave.

Tv Klan