“Marrëveshja e 5 Qershorit me PD nuk do të preket”

Marrëveshja politike e 5 Qershorit, Edi Rama garanton se do të miratohet pas një ndryshim në Kuvend, por kjo nuk do të pengojë shumicën të bashkojë votat me opozitën parlamentare për të bërë dhe ndryshimet kushtetuese që prekin çështje të sistemit zgjedhor.

Marrëveshja e 5 Qershorit nuk do preket, ashtu si kundër nuk do ndalohet asnjë deputet i  Kuvendit të Shqipërisë që të shkojë përtej asaj kornize, jo për të bërë Edi Ramën mbret, por thjesht për t’i dhënë qytetarëve më shumë pushtet”.

Në konferencën për shtyp ku shprehu këtë vendim politik të shumicës, Kryeministri garanton se ky vendim nuk është i detyruar as nga Lulzim Basha dhe as nga miqtë ndërkombëtar.

I kthen përgjigje ambasadores amerikane dhe Komisionerit për Zgjerimin. Të parës i thotë se është në një mendje me të për të miratuar marrëveshjen sapo të përfundojnë procedurat parlamentare, ndërsa Varhejlit që kujton se nuk mund të bëhen ndryshime për përcaktimet kushtetuese që prekin sistemin 1 vit para zgjedhjeve, se argumenti i tij është i gabuar.

Shumë mirë atë që thotë ambasadorja amerikane dhe ekzaktësisht atë ne do të bëjmë. Nuk do të mbajmë peng marrëveshjen për të bërë gjëra të tjera, por nuk mund të mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD-së, që thonë kalojeni sot. Ka një procedurë. ashtu sikundër dhe nisma tjetër është në procedurë. Për sa i përket asaj një vit, nëse flasim për vit kalendarik, atëherë me këtë logjikë ne nuk duhet të votojmë as marrëveshjen. Nëse përdoret si referencë, do përdoret për të gjitha”.

Rama nuk pranon se po shfrytëzon opozitën parlamentare për të arritur heqjen e koalicioneve parazgjedhore por thotë se kjo ndodh apriori pas hapjes se listave.

“Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve sepse i bie të kemi në një fletë votimi 40 parti këtej, 40 parti andej. Një fletë votimi, një qylym”.

Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme lokale apo ndryshimeve në qeveri Rama është diskret dhe nuk lë asnjë hapësirë që të nënkuptohet se këto mund të ndodhin.

Tv Klan