Përplasja në Elbasan, jo nga mbështetës të PS

Përveç se të dënueshme ligjërisht, Edi Rama, hapjen e fushatës nga demokratët e shikon shumë të rrezikshme për shëndetin e mbështetësve që u mblodhën pa respektuar asnjë nga masat që dikton pandemia.

“Çfarë Joe Biden, ai i mblodhi me makina po ata rrinin tek makinat. E bënë si parkim bulevardin dhe bën një qendër Covidi. Është papërgjeshmëri. Shpresoj që policia të mos ndërhyjë se ata bëjnë si viktima”.

Në emisionin Opinion përballë një paneli gazetarësh, Kryeministri komentoi dhe përplasjen që ndodhi mes mbështetësve te dy forcave Ditën e Verës në Elbasan dhe sipas tij ata që u konfrontuan nuk janë aspak mbështetës të tij.

“Është rrugaçëri, Taulanti më tha që një nga ata ishte i LSI”.

Për deklaratat e ambasadores amerikane për Tom Doshin tha se kishte të njëjtin qëndrim por gjithsesi në optikën e kryeministrit Tom Doshi krahasuar me Berishën, Metën e Kryemadhin në raport me akuzën e DASH për të, i duket një engjëll.

“Ne duhet të merremi me Saliun që përpara Tom Doshin është një ëngjëll”.

Arsyeja që jep për të mos pranuar debatin publik me Lulzim Bashën ka lidhje me vlerësimin që ka për kryedemokratin.

“Nuk kam përball liderin realt të gjithë atij konglomerati”.

Në Opinion shpjegoi dhe projektin e prodhimit te vaksinave Sinovak në Shqipëri.

“Do të prodhohen nga turqit ne mund ta mbështesim dhe të kemi fitimet tona nga eksporti”.

Për shembjen e godinës së maternitetit që ka shkaktuar debat publik tha se ishte e pashmangshme. Presidentin e akuzoi ka bllokuar disa projekte të qytetit të Durrësit të financuara me kredi të butë nga Franca.

Tv Klan