“Taksa e sheshtë që premton opozita, e rrezikshme

Nëse do të fitojnë një mandat të tretë, socialistët premtojnë se nga 1 Janari i 2022 do të heqin çdo taksë mbi pagat deri 400 mijë lekë. Një tjetër premtim i planit Shqipëria 2021-2025 i shumicës aktuale, është që kufiri i taksimit progresiv në masën 23 përqind, të nisë nga pagat 2.5 milionë lekë të vjetra nga 1.5 që është aktualisht.

Pasi përsërit se ndryshe nga premtimet e opozitës, që janë thjesht dhe vetëm elektorale, programi i tyre është i bazuar në mundësi reale të buxhetit të shtetit, Rama dhe Ministrja e Financave premtojnë një mbështetje financiare për çdo biznes të ri që hapet nga emigrantët.

Rama bën krahasimin mes taksës progresive dhe asaj të sheshtë që premtojnë demokratët dhe tregon rreziqet që i kanosen si pagamarrësve dhe buxhetit nga kjo taksë që sipas tij favorizon ata që vetë Lulzim Basha i cilëson si oligarkë e që janë biznesi i madh në vend. Nuk kurseu sërish etiketimet për krerët e partive opozitare, që janë renditur në listat e kandidatëve për deputetë të PD.

Tv Klan