“Basha, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve”

Deri në vitin 2029, bizneset me xhiro deri në 140 milionë Lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim. Lajmi u dha nga Kryeministri Rama në bisedën që pati në Opinion, ku njoftoi se vendimi për heqjen e kësaj takse do të merret shumë shpejt.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt, do ta ligjërojmë nuk është një premtim, që biznesit të vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë Dollarë xhiro, do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitimi. Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka një xhiro nga +1 deri në 140 mijë Dollarë në vit.

Ne kemi një biznes të vogël që mban në punë një numër të konsiderueshëm familjesh. Janë njerëz që e krijojnë punën vetë me një kafe, me një dyqan, me një lokal dhe që përballojnë një torturë prej 30 vitesh me inspektorë, me kontrolle, me rikontrolle, me ata që ju vijnë në emër të shtetit pastaj ju thonë më jep një kafe, pastaj më jep dy kafe. Dhe ne duam që t’ja u heqim këtyre. Këta njerëz duhet të jenë njerëz të lirë në Republikën e Shqipërisë që me shtetin do kenë vetëm një marrëdhënie, që të kenë vetëm marrëdhënien e të qenit roje të shtetit për biznesin e madh. Që këta njerëz nuk do kenë detyrim të paguajnë asnjë lek deri në vitin 2029. Vetëm tatim-fitimi”.

Kohën që po merr Lulzim Basha për të marrë një vendim ndaj propozimit për depolitizim të administratës zgjedhore, Kryeministri Rama e shpjegon me frikën nga humbja. Në Opinion, kreu i qeverisë u shfaq i gatshëm të japë garanci për votën, por jo pushtet në tavolinë.

Për dyshimin se nëpunësit civilë që numërojnë votat, do të jenë nën presion nga pushtetarët, kreu i qeverisë ngriti një pyetje retorike.

Pak orë para një vendimi të Lulzim Bashës për marrëveshje mbi cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme, gazetarët i kujtuan Kryeministrit Rama përgjimet e telefonatave që publikoi ‘BILD’.

Gjithsesi, nëse opozitës nuk i mjafton arsyetimi i kryesocialistit, ai sjell edhe njëherë si dëshmitarë ndërkombëtarët.

Shefi i mazhorancës u duk i gatshëm për marrëveshje, gjithsesi ai mohoi rolin e dados për opozitën, duke lenë të kuptohet se i ka votat në Kuvend për reformën zgjedhore.

Tv Klan