Në mandatin e tretë mbyllim investimet në ujësjellësa

Brenda 2022, nëse do të marrë mandatin e tretë, kryeministri premton përmbylljen e të gjithë investimeve në rrjetet e ujësjellësit që do të mundësojnë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.

Në një vizitë në një fasoneri në Shkodër përsërit premtimin për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë brenda 4 viteve të ardhshme dhe zbulon disa nga projektet për mbështetjen e markave Made in Albania.

Në Vaun e Dejës sapo ka përfunduar investimi për ujësjellësin e ri që ka një rrjete të shtrirë në 22.6 km.

Po në qarkun e Shkodrës, në Bërdicë Kryeministri u ndal të inspektoi një investim të OSSHE që mundëson furnizimin me energji elektrike të 70 mijë banorëve.

Tv Klan