Kryeministri Edi Rama paralajmëron se të gjithë ata të rinj të cilët lëvizin me makina luksoze dhe shkelin ligjin nuk do të marrin vetëm masa si gjobë apo heqje patente, por do të hetohet edhe burimi i të ardhurave me të cilat është blerë ky automjet.

“Faktet janë që shumica dërrmuese e të gjithëve respekton ligjin, respekton semaforin, rregullat. Ka një pjesë që është shumë e vogël po që bën zhurmë shumë të madhe, e cila krijon probleme. Dhe ne jemi duke punuar për të parë sesi, që të jetë diçka e argumentuar plotësisht nga pikëpamja ligjore, që të rinj, mosha shumë të reja, që përdorin makina luksoze dhe që shkelin rregullat, të mos mbarojë aty, tek gjoba, tek heqja e patentës, por të shkojë në hetimin e të ardhurave që kanë sjellë makinën. Nëse ato të ardhura janë legjitime apo jo. Por kjo kërkon pak kohë për t’u sistemuar nga pikëpamja ligjore”./tvklan.al