Kryeministri Edi Rama u ndal në Fier këtë të shtunë ku pati një bashkëbisedim të gjatë me qytetarë të këtij qyteti. Pas rreth 2 orë e 30 minutash takim ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka vullnetin njësoj si ditën e parë për të çuar në fund projektet e nisura. Po ashtu, Rama nuk la pas batutat me daljet e shpeshta dhe të  gjata në televizor. “Kujdes kur hapni frigoriferin mos iu dal në frigorifer”, tha ai.

“Mirë unë iu falenderoj shumë dhe do kemi mundësi prapë. Shpresoj që për ju nuk ishte e mërzitshme megjithëse mua nuk më shikoni për herë të parë, ndërkohë që jeni këtu më keni në televizor në shtëpi. Kujdes kur hapni frigoriferin mos iu dal në frigorifer, kjo është pjesë e kësaj pune. Më vjen shumë mirë që të paktën në një masë të madhe Fieri, flas qyteti, flet vetë çfarë është bërë, por pa diskutim që do të bëjmë akoma më shumë nga se është bërë. Vullneti është njësoj si ditën e parë dhe dëshira është çdo ditë e më e madhe se koha vrapon”, tha Rama./tvklan.al