Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Twitter ka reaguar lidhur marrjen e masave mbrojtëse për koronavirus.

Ai shprehet se që në shfaqen e hershme të virusit, Shqipëria po përgatitet për masat mbrojtëse, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Rama shkruan se çdo gjë po bëhet sipas planit.

Kreu i ekzekutivit nuk i ka kursyer kritikat për deklaratat politike nga kundërshtarët, por edhe për mediat.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit… Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor. Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”, shprehet ai. /tvklan.al