Kreu i qeverisë Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste  ka folur për Reformën Zgjedhore, duke thënë se është bërë gjëja e duhur.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë një parlament më përfaqësues dhe më të aftë se më parë.

Sa herë e këni dëgjuar ju që për ligjin elektoral do flasi bota, do zbarkojë amerika. Ku janë? Keni parë gjë? Natyrisht që ka miq të Lulit dhe Ilirit që do flasin si ata, por Evropa ka zë zyrtar. Ne kemi bërë gjënë e duhur për procesin zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur për të pasur nëse një parlament më përfaqësues dhe më të aftë se më parë”, u shpreh Kryeministri.

Më tej ai shtoi se nëse Partia Socialiste do të fitojë një mandat të tretë shqipëria do vrapojë, pasi sipas tij anë faktet ato që flasin për këtë gjë.  

Tani pse dhe si në mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, pasi ka ecur dhe ka ecur jo pak këtë mandat, duke marrë veten nga lëngimi dhe paraliza që e gjetëm mandatin e parë. Faktet thonë punësimi është rritur dhe ne do nxisim jo vetëm punësim në numra, por vlera e pagës në sektorin privat do të rritet”, shtoi kreu i qeverisë./tvklan.al