Kryeministri Rama është shprehur i sigurt se zgjedhjet më 30 Qershor, do të mbahen. Në një takim në Finiq, me banorët e minoritetit grek, kreu i qeverisë, zgjodhi ta shprehte këtë datë edhe në gjuhën greke.

Rama pati një mesazh edhe për ata që kërkojnë të prishin procesin e votimeve më 30 Qershor.

“Kush i fryn zjarrit të dhunës është i destinuar të tretet në atë zjarr. S’ka shans që në Shqipërinë e viteve ’90  të fitojë dhuna e kaosi. Është e rëndësishme që populli t’i thotë jo politikës së dhunës e rrëmujës, të sharjeve akuzave shpifjeve e të baltës. 30 Qershori do jetë një ditë normale edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, orvatje të dëshpëruara do jenë të pafuqishme.”

Kryeministri përsëriti qëndrimin se misioni i opozitës është pengimi i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe se liderët e opozitës kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Për sa i përket projekteve në zonë, kryeministri premtoi ndërtimin e Aeroportit të Sarandës brenda mandatit të ardhshëm.

“Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real. 30 minuta do të shkoni në Greqi.”

Partia Socialiste mbështet në bashkinë e Finiqit kandidatin, Kristaq Kiço, të Megas, që është në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Tv Klan