Kreu i PS shkoi në banesën e saj në Lushnje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal pasditen e sotme në Lushnje ku takoi një socialiste që sapo ka mbushur 100 vjeç.

Kreu i qeverisë i dorëzoi asaj kartën e re të anëtarësisë në PS që mban numrin 1. Rama i uroi të moshuarës edhe 100 vjet të tjera, por edhe Partisë Socialiste.

“E kisha me merak të vija të ta jepja vetë kartën. 100 vjeçe është pararoja e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

Tv Klan