Paraditen e kësaj të enjteje Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që në seancën e radhës plenare të miratohet Kodi i ri Zgjedhor.

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama iu drejtuar opozitës jashtëparlamentare duke i thënë se nuk kanë asnjë tagër për t’i dhënë urdhra Kuvendit se çfarë duhet të bëjë.

“Opozita jashtëparlamentare, çuditërisht kanë një vetëndjerje të habitshme që dërgojnë dhe ultimatume nga jashtë për çfarë duhet të bëjë Kuvendi, që edhe PS ka të drejtë të thotë diçka.

Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime qoftë nga jashtë,  qoftë nga brenda…  Atyre jashtë u them se nuk keni asnjë tagër t’i jepni urdhra këtij kuvendi”.

Rama tha se si kryetari Ruçi ashtu edhe vetë ai, ndihen të zhgënjyer nga opozita, teksa këkrojnë miratim të “Zgjedhores” pa bërë asnjë ndryshim.  

“Kryetari i kuvendit të cilit pashë se i është drejtuar një urdhër nga sekretari i Përgjithshëm i forcave çlirimtare,  Gazmend Bardhi, por dhe unë, jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që dhe ju zonja Hajdari keni firmosur, ku thuhet që kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik”. /tvklan.al