Kryeministri i përgjigjet regjisorit Edmond Budina

Deklarata e regjisorit Edmond Budina në protestën para teatrit ka nxitur reagimin e Kryeministrit Edi Rama.

Në një koment online Rama thotë se kushdo është i lirë të mendojë ndryshe, por askush nuk ka të drejtë t’u imponohet të tjerëve.

“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare…

Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.. Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë,bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd… Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës”!

Në të gjitha reagimet e tij Rama ka shprehur vullnetin për të çuar deri në fund projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Tv Klan