Kryeministri Edi Rama tha të dielën se është i gatshëm të dialogojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe të kthejë në nisma ligjore e në veprim shqetësimet e opozitës.

Patjetër që unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, i gatshëm për të diskutuar dhe fatmirësisht ata, me Lulzim Bashën në krye nuk kanë më asnjë nevojë për karrige, kështu që s’kemi pse nuk ulemi, sepse nuk duan as pushtet, duan thjesht të mirën e popullit, ulemi, flasim dhe padyshim që marrim përsipër t’i kthejmë në nisma ligjore dhe në veprim të gjitha ato shqetësime që ata si popull kanë për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse nuk është një luftë e ulët për të bërë një Pazar, gjë që unë e besoj sepse besoj gjithmonë gjithçka që thotë Luli, atëherë jemi në rregull, çdo shqetësim, ulemi dhe flasim, ta diskutojmë, ta negociojmë dhe të vendosim

”, tha Rama.

Në fund kishte edhe një mesazh, për atë që e quajti “miku im rrugëhumbur”

E fundit që kam, unë e di që mund të tingëllojë si predikim në hava dhe mbase është, por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, ka kohë, shumë kohë përpara dhe po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye shumë të thjeshtë, llogarinë, ata që të ndjekin, do të ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, por ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative të dhimbshme tek ky stacion ku dëgjoheshe dhimbshëm duke thënë aman ik.

/tvklan.al