“Ju flisni për meshkuj normalë, Rama është kontrovers. Sipas meje ai ka një konkubinë dhe shumë gra, pra ERTV është konkubinë dhe të gjitha mediat konvecionale i ka gra, është poligam i shumëfishtë edhe me median”

, kështu tha politologu Arjan Curi mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, teksa u pyet se cili nga liderët politikë, Edi Rama apo Lulzim Basha do t’i përdorë më shumë mediat.

Analisti Lorenc Vangjeli dhe Arjan Curi ranë dakord me njëri-tjetrin kur thanë se Kryeministri Rama përdor më shumë mediat.

“Edi Rama, kryeredaktor prej shumë kohësh, harron që paguhet si Kryeministër i vendit. Shumë shpesh garën nuk e ka me sivëllezërit e tij në politikë, por me gazetarët. Këtë e shikojmë kur vjen përballë teje apo të tjerëve. Patjetër që ai di t’i përdorë mediat, më shumë se Basha. Ai lumturohet të thotë batutën e fundit, i intereson më tepër se fushata elektorale, ka një lloj ekstaze ndaj mediave. Gruaja është ERTV, konkubinat, dashnoret janë jashtë, janë tek dera dhe zihen me njëra-tjetrën për t’i tërhequr vëmendjen Ramës”,

tha Vangjeli.

“Rama ka një grua tepër, që ia jep këtë lloj kënaqësie, një e ka konkubinë, që është ERTV që sa herë që i mungojnë mediat konvencionale, për t’u kënaqur me veten, ai ka ERTV. Unë e shikoj më tepër se kryeredaktor, ai është bërë pronar i një medie që i ka vënë emrin e vet. Unë mendoj se Rama është në dashuri vetëm me ERTV. Ju flisni për meshkuj normalë, Rama është kontrovers. Sipas meje, ai ka një konkubinë dhe shumë gra, pra ERTV është konkubinë dhe të gjitha mediat konvecionale i ka gra, është poligam i shumëfishtë edhe me median. ERTV e ka si Ali Pasha Vasiliqinë, e ka gjithë kohës me vete, e ka aty, do ta përkëdheli. Se edhe Ali Pashai se kishte problem për gra zyrtare, por donte një konkubinë të papërsëritshme që e çonte në ekstazë gjithë kohën. Kjo sipas meje është ERTV”,

tha Curi.

/tvklan.al