Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të premte se i është bërë një kërkesë Komitetit të Ekspertëve nga ana e qeverisë për zgjatjen e orës policore. Kreu i qeverisë e tha këtë gjatë një telefonate me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Kjo e fundit u shpreh se të gjithë qytetarët në Elbasan i kanë kërkuar gjatë takimeve që të zgjatet ora policore deri në orën 21:00 ose 22:00 sidomos për muajin e Ramazanit. Rama u shpreh se kërkesa i është bërë komitetit dhe nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin ekspertët pasi ata janë të shhqetësuar për situatën epidemike në vend.  

Evis Kushi: Kam edhe një kërkesë nga qytetarët. Kanë njëçik merakun e orës policore. Në takimet që bëjmë mirë do të ishte që të zgjatej ora policore deri në 9 deri në 10 sidomos për muajin e Ramazanit. Komiteti mirë është ta shikojë pak.

Edi Rama: Një kërkesë, se atyre nuk u flitet kollaj… një kërkesë me një arsyetim nëse mund të bëhet kjo ua kemi bërë, por të shohim çfarë do të bëhet tani. Janë shumë të shqetësuar ata.

Evis Kushi: Po ndoshta dhe me procesin e vasknimit tani… në Elbasan po ecën shumë mirë.

Edi Rama: Vaksinimi pa arritur numrat e mëdhenj fare duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregulla. /tvklan.al