Kryeministri tërheq zyrtarisht padinë ndaj Ramush Haradinajt

Rama ka njoftuar sot se do të tërheqë zyrtarisht padinë që ka bërë ndaj Ramush Haradinajt për shpifje.

Ai tha se dhe në kërkesën që i bëri për tu takuar këto ditë gjatë vizitës në Prishtinë, i kishte premtuar se do të bisedonin  përveç zhvillimeve të fundit politike, edhe për çështjen e padisë.

“Kam edhe 22 padi të tjera… Dëshiroj të kem mundësinë që djalit tim të voglit t’ia lë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë sesi mund t’i interpretojë lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyjë në google dhe të shkruaj Edi Rama dhe ku do të lexojë për një monstër të të gjithave të zezave dhe ku mund ta ketë apo jo mundësinë të më pyes mua vetë, se jetës nuk i duhet, kjo është arsyeja që unë do vazhdoj të bëj gjyqe, kam 22 dhe do bëjë edhe të tjera, dhe në rastin konkret çfarë duhej të bëja unë?!.

Shpifja në fjalë nuk është nga ato të zakonshmet… është një ndytësi për të cilën historia do të dëshmojë sesi një hapësirë debati u transformua në një arenë që disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë moralisht…

Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerëve, dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që doja të diskutoja me të për këtë çështje, që është dhe më e madhe sesa në si emra të përveçëm apo Thaçi e Veseli, sepse implikimet e mëvonshëm të Kosovës mund të jenë më të mëdha.

I premtova se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do të njoftoj tërheqjen e padisë…

Zyrtarisht padia do tërhiqet”. /tvklan.al