Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur Lulzim Bashës që deklaroi publikisht se Edi Rama nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së demokratëve.

Kryesocialisti thekson se shqiptarët duan bashkim dhe të heqin dorë nga politika e vjetër, ndërsa pyet Lulzim Bashën përse refuzon tezën e një bashkëpunimi mes dy partive më të mëdha.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo”, shkruan Rama. /tvklan.al