Rama-gazetaretNë pritjen e fundvitit me gazetarët dhe përfaqësues të medias kryeministri Rama nuk e fshehu kënaqësinë që ndodhej mes njerëzve që nuk i kanë kursyer kritikat për qeverinë, duke thënë se për organizimin e këtij takimi kishte kopjuar një model të Presidentit amerikan Barak Obama.

Rama nuk i kurseu batutat për përfaqësuesit e medias, e në veçanti për Televizionin Klan.

Në emër të gazetarëve që mbulojnë aktivitetin e kreut të qeverisë, nga stafi i kryeministrisë ishte caktuar gazetarja e televizionit Klan, Elja Zotka.

Duke folur për eksperiencën e një viti qeverisje kryeministri veçoi si momentet më të rëndësishme të vitit që lamë pas vizitën e Papa Françeskut dhe vizitën e tij më 10 nëntor në Beograd.

Tv Klan