Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje përfaqësuesve të opozitës, të cilët aluduan se vizita e tij në Gjermani ka lidhje me probleme shëndetësore që ka pasur. Përmes rubrikës “Përgjigja ime” Rama ka paralajmëruar përballjen në gjykatë me ata që sajuan lajmin se ndodhej i sëmurë në spital.

“Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti mëshiroj ata që e sajuan këtë histori do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë dhe të përgjigjen. Një Qim Kadri i spikatur që flet në emër të udhëheqjes tuaj tregon se unë qenkam shtruar në Gjermani në spitalin me emrin Mustafa Rama, me një emër fals dhe me mbiemrin tim, për të qeshur për mua dhe për të qarë për ju”.

Kryeministri sqaron se vizita e tij në Berlin dhe Francë kishte lidhje me situatën politike në vend dhe çështjen e negociatave, ku siç shprehet ai është takuar me miq të Shqipërisë për t’u kërkuar mbështetje për vendimin e qershorit.

“Isha në Paris dhe Berlin për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për, përse t’u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen. Ishte vizitë jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës.

Kreu i qeverisë dha edhe një mesazh për kongresin elektoral të së shtunës, duke e cilësuar atë si kongresin e fitores në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Tv Klan