Shqiptarëve që kanë kryer check up-in falas, tashmë i është shtuar dhe vetë Kryeministri. Për të kundërshtuar të gjithë ata që e cilësojnë të dështuar këtë koncesion në shëndetësi, Rama thotë se ka shkuar ta shoh me sytë e tij sesi funksionon kontrolli bazë falas, në qendrën shëndetësore.

Reagimi i Ramës vjen pas një materiali të publikuar në emisionin Stop, ku mjekët tregojnë se janë nën presion për shkak të normës së vendosur për numrin e pacientëve që duhet të kryejnë check up.

Për Ramën, rrjeti i krijuar nga koncesionari i check up është shembull i ekselencës. Pasi ka mbaruar kontrollin mjekësor Kryeministri ka vizituar ambientet e kompanisë ku analizat e qytetarëve kontrollohen për të dalë në konkluzionet e vizitës mjekësore.

Tv Klan