“Jam apo s’jam formalisht, në Vlorë jam shpirtërisht”

Nga Vlora ku zhvilloi një takim me Asamblenë Socialiste të këtij qyteti, kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurtë për fitoren e mandatit të tretë. Por gjithesesi ai tha se fitorja është e sigurtë vetëm kur mbaron loja.

Si çdo betejë, si çdo ndeshje, fitohet kur mbaron nuk është asnjëherë e fituar para se të fillojë. Pavarëisht se ne jemi besimplotë që do të fitojmë duhet të bëjmë maksimumin”, tha kryeministri.

Interesimit të gazetarëve nëse vet personalisht do të kandidonte në vlorë, kryeministri Rama iu përgjigj: Jam apo s’jam formalisht, në Vlorë ja fizikisht dhe shpirtësisht. Kështu që mos kini asnjë dyshim për këtë.

Por pavarësisht kësaj, ai theksoi se gjatë mandatit të tretë qeverisës do bëjë për Vlorën më shumë punë sesa është bërë deri tani. “Mandatin e tretë do bëjmë më shumë se këto dy mandate të marra së bashku”, tha ai.  

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të komentojë gjatë deklaratat e paraardhësit të vet se nuk do të kandidojë në Durrës pasi i trembet një përballje me Bashën, duke kërkuar nga shqiptarët ti injorojnë ato.

Insistimi i tij për t’i dëgjuar ato që populli thotë mos ia dëgjo plakut, është një fatkeqësi për ata që e dëgjojnë. Unë personalisht as nuk e di çfarë ka thënë se nuk më intereson se çfarë thotë. Për mua është një person që duhet injoruar plotësisht”, ishte kjo deklarata e kryeministrit.

Rama është pyetur edhe për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkoi mirëbesim mes palëve në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Për ambasadorët flas kur jam me ta dhe në Vlorë duhet të flasin për ngrohjen globale se është qendra e botës, të mos e ulim nivelin”, përfundoi kreu i qeverisë.

Tv Klan