Rama i përgjigjet Bashës: Dizinformimet për Covidin do të të kthehen mbrapsht

Rama i përgjigjet Bashës: Dizinformimet për Covidin do të të kthehen mbrapsht

10:03 09/11/2020

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të cilin thotë se synon që të përhapë panik për pandeminë e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se 3 spitalet Covid nuk janë të tejmbushur me pacientë dhe as në kolaps.

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë, por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vetë, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti, as Mona, as Likja e as Saliu”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al





Të ngjashme