Rama i përgjigjet Bashës: Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale…



Rama i përgjigjet Bashës: Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale…

17:19 30/07/2020

Pas reagimit të fundit nga kryedemokrati Lulzim Basha, nuk ka vonuar replika e radhës e kryeministrit Edi Rama.

Në  një përgjigje në Twitter Rama duke iu drejtuar Bashës, thotë se kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës.

Rama ka përsëritur edhe një herë thirrje për të vijuar diskutimet.

“Reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.

Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”

Më herët Basha shkroi:

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.

Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij“.

Më tej Basha shprehet: Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”.  /tvklan.al




Të ngjashme