Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se një opozitës që nuk gjen forcë të bashkohet për një sëmundje që bie njëherë në shekull, nuk i duhet jo vetëm popullit por as dreqit.

Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, është ky reagimi i Ramës.

Më herët kreu i opozitës hodhi akuza kundër qeverisë duke thënë se shëndetësia sot është në kolaps total dhe nëse sëmuresh nuk të testojnë se s’ka tamponë./tvklan.al