Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

15:45 23/04/2019

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtë të martë Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha më herët se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki

”, shkroi Rama në Twitter.

Më herët të martën, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me partitë e koalicionit, Kryetari i PD Lulzim Basha siguroi se “

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë, nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa vënë para drejtësisë përgjegjësit e krimeve elektorale.”

Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi, prandaj nuk do të ketë më zgjedhje false, parlament fals, qeveri false, nuk do të ketë më drejtësi false, natyrisht nuk do të ketë më as opozitë false

.” /tvklan.al

Të ngjashme
UKT