Kryeministri Edi Rama i përgjigjet mosdekretimit nga ana e Presidentit Ilir Meta të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, duke e emëruar atë zv/ministër me kompetenca të ministrit.

Tv Klan e paralajmëroi një lëvizje të tillë një ditë më parë: “Jo zyrtarisht, nga mazhoranca qarkullon një variant që Rama nuk do t’i dërgojë kandidaturë tjetër Presidentit Meta, por do dërgojë z. Lleshi në krye të ministrisë, por si zv/ministër.”

Gjithçka është konfirmuar këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Sipas “ABC News”, Sandër Lleshi do të emërohet në postin e zv/ministrit me kompetencat e Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa Kuvendi do të mblidhet të martën në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet dekreti i Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. /tvklan.al