Ndërsa Partia Demokratike ka vijuar me thirrjet drejtuar qeverisë për anulim të koncesioneve dhe të ndihmojë biznesin, Rama shprehet se këtë përiuidhë duhet ta shfrytëzojnë për të ndihmuar dhe jo për sulme politike.

Në një reagim në Twitter, Rama nuk e kursen ironinë.  

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkruan kreu i qeverisë. /tvklan.al