Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku opozita jashtëparlamentare refuzoi që të diskutonte për listat e hapura.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se listat e hapura do të votohen më 30 Korrik, qoftë me ose pa pëlqimin e opozitës jashtëparlamentare.

Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen”.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik që zgjati rreth 1 orë, u miratuan pikat e rëna dakord për marrëveshjen e 5 Qershorit mes PS-PD-LSI për reformën elektorale. Ndërsa për listat e hapura, që janë kërkuar nga opozita parlamentare dhe së fundmi edhe nga mazhoranca socialiste, PD-LSI refuzuan diskutimin. /tvklan.al