Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së bërë nga Partia Demokratike për shtim të testimeve për Covid-19.

Rama nuk e ka kursyer ironinë, ndërsa shkruan se “PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit“.

Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit .Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42“, shkruan Rama në një postim në Twitter. /vklan.al