Rama: Meta të mbrojë 30 Qershorin që ka dekretuar vetë – TV KLAN

Rama: Meta të mbrojë 30 Qershorin që ka dekretuar vetë

Gjykata Kushtetuese, një djep bosh pa shejtanin brenda

Kryeministri Rama iu përgjigj në Twitter kritikave të Presidentit të Republikës për krizën politike dhe reformën në drejtësi, në mënyre të veçante për mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Teksa thotë se reforma në gjyqësor kërkon kohën e saj, i kërkon Presidentit të mbrojë datën e zgjedhjeve.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”

Kryeministri e konsideron të pamjaftueshëm qëndrimin e kreut të shtetit edhe për sa u përket paralajmërimeve të opozitës për të penguar zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 Qershorit.”

Kryeministri Rama e ka kritikuar edhe më parë qëndrimin e Presidentit Meta përsa i përket krizës politike dhe e ka ironizuar atë për sa i përket pozicionit që ka mbajtur në lidhje me protestat e opozitës, duke thënë se ai është ne hall shumë të madh.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione