Rama i shqetësuar: Opozita po sillet si “i mbyturi që të mbyt”

Rama i shqetësuar: Opozita po sillet si “i mbyturi që të mbyt”

18:54 07/03/2019

Kryeministri Edi Rama u shfaq i shqetësuar këtë të enjte teksa tha se opozita po sillet si “i mbyturi që të mbyt”. Sipas tij, nuk është qeveria që rrezikon të mbytet nga kjo dalldi e opozitës, por Shqipëria që mbytet në sytë e çdo të huaji.

Më vjen sinqerisht keq, dhe jo vetëm më vjen keq, sepse s’është aspak e këndshme që të dëgjosh të huajt të të pyesin se si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun e vet, apo të gjendesh në atë situatë kur dëgjon Lulzim Bashën të flasë, “il problemo, il problemo”, por jam edhe i shqetësuar, sepse opozita po sillet si ‘i mbyturi që të mbyt’. Dhe nuk është qeveria ajo që mund të mbytet në këtë dalldi dëshpërimi, por Shqipëria, që mbytet në sytë e çdo të huaji, që kapet nga dallga e marrëzive të eksportuara në kanalet e huaja

”, tha Rama në postimin “Përgjigjja ime” në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1227524174082121/

Kreu i ekzekutivit kishte edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët.

Çdo shqiptar i mirë, le të mos harrojë se kur i bashkohet turistëve të opozitarizmit rrugor, nuk e bën Shqipërinë më të mirë, por Shqipërisë i bën keq, dhe aspak qeverisë.

/tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT