Jorida Tabakut, Edi Rama i ktheu përgjigje edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se problemi i vetëm që ai kishte me atë godinë ishte që u deshën 20 vjet për ta prishur. Ai shpjegoi edhe përse…

“Për teatrin, që dëgjoj britma “teatri-teatri”, po ju them të njëjtën gjë: I vetmi problem që kam unë me teatrin është që nuk e prisha dot më parë, u deshën 20 vjet, 20 vjet të humbura kot për një paçavure atje, që s’kishte asnjë vlerë dhe që mori peng 20 vjet skenën kombëtare. Një teatër ku njësoj si me stadiumin asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte sepse ishte jashtë standardeve të sigurisë. Më tregoni kur ka ardhur trupa e fundit e huaj në atë teatër? Shkonin në Korçë trupat e huaja, deri në Butrint, po në Tiranë në TK jo. Edhe aty do të ndodhë e njëjta gjë. Në Teatrin Kombëtar të Tiranës do ketë festivale ndërkombëtare teatrosh, trupa ndërkombëtare, do të ketë evente ndërkombëtare, që nuk mund të imagjinohej që mund të ndodhte në atë karakatinën që mbronit ju”.

Rama po ashtu shtoi se çdo gjë që mbron opozita duhet shkatërruar. Sepse sipas tij “deri tani nuk ju kam parë t’i dilni në mbrojtje një gjëje që duhet mbrojtur realisht”.

“Edhe një gjë po ju them, çdo gjë që mbroni ju duhet shkatërruar, shumë e thjeshtë. Mjafton t’ju dëgjosh juve, bëj të kundërtën e asaj që mendoni ju dhe je në drejtimin e duhur. Sepse deri tani nuk ju kam parë t’i dilni në mbrojtje një gjëje që duhet mbrojtur realisht. Fakti është që kur e kishit ju pushtetin dhe i kishit gjërat në dorë, nuk mbrojtët asgjë. Nuk tregoni dot se çfarë monumenti kulture juve mbrojtët”./tvklan.al