Gjatë takimit të tij në Kamzë, kryesocialisti Edi Rama foli për objektivin kryesor të forcës që aktualisht qeveris vendin, marrja e pasaportës europiane. Por, teksa argumentonte pikërisht rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE, një qytetar thërriti “Rama ik”.
“Po, po…Mos ki merak! Tha Rama ik, se në çdo rast, gjithmonë na duhet një hudhër! Edhe sikur të mos na vijë, duhet ta sajojmë”, iu drejtua kryeministri.
Thirrjes tipike të një demokrati të flaktë, të rinjtë socialitë iu kundërpërgjigjën me brohoritje. Edhe në këtë moment, ndërhyri kreu i qeverisë.
“Do shqetësohesha sikur të mbaronte e gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…Ai duke u mbyt, thotë Rama ik. Unë këtu në këmbë me ju, ai tek pull”, tha ai.
/tvklan.al