Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si pasojë e grevës së punonjësve të Albcontrol.

Në një status në rrjetet sociale, Kryeministri akuzon direkt Presidentin Ilir Meta si një nga personat që ka nxitur këtë situatë, për të cilin thotë se kërkon që të rrëzojë qeverinë.

Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja”, thotë Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al