Një natë më parë, Kryeministri Edi Rama akuzoi drejtpërdrejtë Presidentin Ilir Meta se qëndron pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë dhe se po i paguan protestuesit. Kreu i qeverisë nuk la jashtë akuzave dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.

Akuzat i ka vijuar edhe këtë të shtunë, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore! Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!“, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se Shqipëria do të vijojë të ecë përpara dhe se “Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre”.

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!“, shprehet kreu i qeverisë./tvklan.al