Gjatë vizitës në qarkun e Korçës kryeministri ka inspektuar një sërë investimesh publike që kanë përfunduar, do të nisin apo janë në fazën e punimeve.

Një prej tyre është rruga Korçë-Ersekë, që aktualisht po punohet në kantierin e Lotit 2. Kjo rrugë shkurton në vetëm 20 minuta kohën në këtë aks.

Rama u ndal dhe në Miras ku ka përfunduar ndërtimi i ujësjellësit të ri por ku ka nisur dhe rruga e re që e lidh Mirasin me Arrezën.

Në Dardhë u ndal në një biznes familjare që ka ndërtuar një pistë skish shume të vizituar e që shumë shpejt do të marre një financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ta shtrirë atë.

Tv Klan