Kryeministri Rama i është rikthyer edhe njëherë inspektimeve në qendrat shëndetësore ku kryhen kontrollet e chek -upit, një nga koncesionet më të sulmuara të qeverisë Rama. Rama ishte në qendrën shëndetësore të Lushnjes, ku brenda një viti janë kryer 21 mijë vizita në 17 kabinete të instaluara.

Ndërsa në Divjakë, Kryeministri ka vizituar qendrën e saporikonstruktuar shëndetësore, një investim prej 75 milion lekesh. Përveç ndërhyrjes në infrastrukturën e kësaj qendre, ajo ka ndryshuar dhe funksionin e saj duke u shndërruar në një qendër polivalente që i shërben 34 mijë banorëve të Divjakës.

Kryeministri Rama inspektoi dhe punimet në sheshin e ri të Divjakes.

Tv Klan