Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi përfundojnë në 2024

Opozita e kërkonte në parlament, por kryeministri u shfaq në Orikum dhe Dhërmi ku së bashku me zëvendësen e tij, ministren e Infrastrukturës inspektuan dy segmente të rrugës Orikum-Dhërmi.

Si aksi Orikum-Dukat ashtu dhe ai nga Palasa në Dhërmi duhet të përfundojnë në Qershorin e vitit të ardhshëm, por edhe pse në kushtet e kantiereve ku ende punohet, për të lehtësuar trafikun në kulmin e sezonit turistik prej një jave janë hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Duke qenë se janë hapur në fillim të sezonit, kërkojmë edhe ndihmën e policisë rrugore për të përmbushur të gjitha detyrimet drejtuesit e automjeteve sa i përket sigurisë rrugore. Përfundim pasi të jenë mbyllur edhe veprat e artit do të kalojmë në tapetin e asfaltit që do të jetë mbyllja përfundimtare pasi të kemi mbaruar sezonin”, tha Balluku.

Të dy këto akse lidhen me tunelin e Llogarasë, i cili po ashtu është në përfundim e sipër.

“Padyshim ka pasur një progres shumë të mirë. Tashmë është niveluar edhe dyshemeja. Punohet me të gjitha pjesët e tjera të cilat janë të rëndësishme. Do të fillojmë me elektromekaniket për pak”, tha ministrja.

Në projekt, Ministria e Infrastrukturës ka vijimin e këtij segmenti nga Dhërmiu në Himarë e më pas në Sarandë.

“Të nisë menjëherë studimi për vazhdimin e kësaj rruge”, u shpreh Balluku.

Aksi Orikum-Dukate është 14.7 km dhe punimet kapin shifrën e 50 mln eurove ndërsa segmenti tjetër ai nga Palasa në Dhërmi në përfundim të projektit do të kushtojë 18 milionë Euro për 4.45 km rrugë që shkurton ndjeshëm distancën e lëvizjes në plazhet më të frekuentuara nga jug.

Tv Klan