Drejt përfundimit rruga panoramike e kalasë

Një sërë investimesh që janë në përfundim apo që janë në proces në qytetin e Beratit  janë inspektuar nga Kryeministri.

Një prej tyre është dhe rruga e re e Kalasë që mundëson që zona me atraktive e këtij qyteti të mund të aksesohet që në hyrje të qytetit pa qenë nevoja të përdoret i vetmi kalim deri më sot i shtruar më kalldrëm.

E si për çdo investim të qeverisë që ka lidhje me infrastrukturën nuk mungojnë sugjerimet e kryeministri.

Një tjetër investim është dhe ai për rehabilitimin e lagjes Goricë, që përfshin zgjerimin e rrugës, krijimin e një pedonaleje të re si dhe ndriçim e gjelbërim.

Një tjetër projekt i përfunduar në Berat dhe që u inspektua nga kryeministri venddepozitimi i mbetjeve që i jep zgjidhje një problem që përjeton ky qytet prej dekadash.

Tv Klan