“Së shpejti Pogradeci me Lungogjole”

Pas lungomares në Vlorë dhe Pogradeci do të ketë shëtitoren e tij përgjatë liqenit. Projekti në letër është në fazën finale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe masterplani i të cilit do të financohet nga Kfv.

Por ndërkohë në këtë bashki kanë përfunduar apo janë në fund të punimeve dhe një sërë investimesh në infrastrukturë që janë inspektuar nga Kryeministri.

Dy prej tyre janë aksi Pogradec-Drilon-Tushemisht, 5.5 kilometra i kthyer në një rrugë turistike si dhe rruga hyrëse e qytetit Pogradecit ku aktualisht po ndërhyrjet për veshjen e skarpatet pas rëshqitjeve të shumta të herë pas hershme.

Gjatë vizitës në qarkun e Korçës, Kryeministri është ndalur dhe në terminalin e ri të autobusëve në Korçë dhe në një fermë në zonën e Maliqit që falë mbështetjes me fondet e programit IPARD 2 ka ndërtuar një pikë grumbullimi të prodhimeve të fermerëve të zonës, e cila mungonte në këtë fshat. Rama inspektoi edhe qendrën e re të turizmit e cila përfundon brenda 9 muajsh.

Tv Klan